12-vjeçarja e zhdukur në Mitrovicë, ja ku e ka gjetur Policia e Kosovës

Kronika April 17, 2018 - 15:28
Policia jep detaje

Policia në orët e mbrëmjes së djeshme ka gjetur 12-vjeçaren, e cila ishte raportuar në mëngjesin se ishte zhdukur.

Sipas Policisë, rastin e kishte lajmëruar babai i saj dhe se pas hetimeve policore, ata ishin arritur ta gjejnë të miturën në qytetin e Fushë Kosovës.

Ky është njoftimi i tyre:

Rreth orës 12:00 të datës 16 prill 2018, në stacionin policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, nga ana e ankuesit në cilësi të prindit është raportuar rasti i zhdukjes se vajzës së tije 12 vjeçare. Sipas të dhënave të para të deklaruara nga ankuesi, thuhej se nga ora 7:00 e mëngjesit vajza kishte dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë, ndërkohë ankuesi (prindi) kishte kuptuar se vajza e tij nuk ndodhej në shkollë.

Hetuesit policorë, bazuar në deklaratën e ankuesit–prindit, kanë njoftuar prokurorin e çështjes, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet dhe të fillojnë hetimet në kërkim për person i zhdukur.

Hetimet policore në kërkim të vajzës së mitur, bazuar në të dhënat dhe përshkrimin e bërë nga vetë prindi janë bashkërenduar me të gjitha rajonet policore të shpallur në kërkim në nivel vendi, ndërsa pas disa orë angazhimi në orët e mbrëmjes e mitura vajza 12 vjeçare është gjetur në qytetin e Fushë Kosovës.

Rasti është duke u trajtuar sipas procedurave, në bashkëpunim me mbrojtësin e viktimave dhe zyrtarë të Qendrës për Shërbime Sociale.”/Indeksonline