Vdes një 14-vjeçar nga rrufeja

Kronika March 14, 2018 - 21:42
Ja në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje

Një fëmijë 14-vjeçar ka humbur jetën këtë pasdite pasi është goditur nga rrufeja në malin sipër fshatit Përlat në Mirditë.

Sipas të dhënave paraprake, 14-vjeçari ishte duke kullotur bagëtitë në mal kur është prekur nga rrufeja.

Gjatë pasdites moti ka reflektuar stuhi lokale, me rrufe të shumta. ndërsa një rrufe ka goditur 14-vjeçarin B.D..

Ai ka qenë i vetëm në momentin kur e ka goditur rrufeja, por të gjitha gjasat janë që në momentin kur fenomeni natyror ka shkarkuar mbi trupin e tij, ai ka qenë duke komunikuar në celular.

Kjo ka bërë që bashkëfolësi të kuptojë se diçka e rëndë ndodhi, ndaj edhe ka dhënë alarmin.

Banorë dhe familjarë i janë drejtuar vendit të ngjarjes për t’i ardhur në ndihmë fëmijës, por goditja ka qenë fatale, çka ka bërë që fëmija të ndërrojë jetë, shkruan syri.net.