Vdes 22 vjeçari që u rrëzua nga kati i gjashtë i ndërtesës

Kronika March 03, 2018 - 10:00

Një 22 vjeçar nga Shkupi ka ndërruar jetë, mëngjesin e sotëm pas rënies nga kati i gjashtë i një ndërtese.

G.D i lindur në vitin 1996, ka rënë nga kati i gjashtë i banesës në rrugën “Bojmia”.

Vdekjen e të riut e kanë konstatuar ekipi i Ndihmës së Shpejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes.