Përfshihet nga zjarri fabrika e peletit në vitomiricë të Pejës

Kronika February 03, 2018 - 12:06

Në Vitomiricë të Pejës është regjistruar një rast i zjarrvënies në një objekt afarist. Rasti ka ndodhur dje në mëngjes.

“Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri fabrika e peletit. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në raporin e policisë.

Sipas ankuesit vlera e demit te shkaktuar dyshohet se është rreth 600 mijë euro, derisa nuk raportohet për te lënduar.