Vdekje e dyshimtë në Gjakovë

Kronika January 14, 2018 - 15:03

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në fshatin Doll të Komunës së Gjakovës, në orën 10:18, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.