Avokati i familjes Zeka: Provat janë bindëse se vepra është kryer nga personat e dyshuar

Avokati i familjes Zeka: Provat janë bindëse se vepra është kryer nga personat e dyshuar

Kronika janar 11, 2018 - 09:58

Në muajin shkurt pritët të përfundojë gjykimi ndaj tre të dyshuarve për vrasjen e 16 vjeçarit Aulon Zekës.

Avokati mbrojtës i familjes Zeka, Skender Musa thotë se ka fakte të mjaftueshme për dënimin e të dyshuarve.

“Presim që të dyshuarit të dënohen dhe të marrin dënimin e merituar sepse kemi të bëjë më një vepër të rëndë, mund të themi që është vepra më e rëndë që është kryer nga pas lufta”, tha Musa.

Avokati Musa thotë se provat që posedon gjykata janë bindëse se vepra është kryer nga personat e dyshuar.

“Provat janë të pa rrëzueshme, dhe i lidhin elementet mes dy kryesve te veprës penale të pashmangshme. Jemi të bindur se provat janë bindëse së vepra është kryer nga personat e dyshuar”.

“Ne presim që vendimi të jetë i drejtë the i pandikuar nga faktorë të jashtëm., Besojmë që gjykata nuk do të lejoj të jetë e ndikuar nga faktorët e jashtëm. Deri me tash puna ka shkruar me korrektësi”, tha ai.

Arbresh.info ka kontaktuar mbrojtësit e dy të dyshuarve, por nuk kanë pranuar të flasin për media.

Aulon Zeka është vrarë më 16 shtator të vitit të kaluar në Prishtinë ndërsa më pas lidhur me këtë rast ishin arrestuar tre të miturit.

Të dyshuarit për vrasjen e  Zekës në dhjetor të vitit që shkoi janë deklaruar të pafajshëm./Arbresh.info