Shqiptari në Zvicër kapet duke e pre drurin e buzmit në mal, dënohet me 11 mijë franga

Shqiptari në Zvicër kapet duke e pre drurin e buzmit në mal, dënohet me 11 mijë franga

Kronika dhjetor 14, 2017 - 12:44

Një shqiptar në Zvicër, duke u munduar t’i ruaj traditat shqiptare të krishtlindjeve, edhe në Zvicër sikur në Kosovë, vitin e kaluar ka shkuar në një mal jo larg nga aty ku jetonte dhe e ka prerë një dru të gjatë më sëpatë.

Dhe deri sa po kthehej në ceremoninë festive, edhe pse në orët e hershme të mëngjesit ku të gjithë ishin duke fjetur, aty kishte rastisur në disa qytetarë të cilët kishin dalë të bënin gjimnastikë.

Si duket qytetarët e kanë parë dhe e kanë  thirrur Policinë, për ti treguar rastin.

Policia kishte reaguar shumë shpejt.

Personi në fjalë është arrestuar dhe dërguar në Polici.

Dhe mësohet se ndaj tij është shtruar një padi gjyqësore dhe është dënuar me mbi 11 mijë franga gjobë.

Për prerje pyjesh dhe për shkelje tjera ligjore, akuza tjera që parashihen me ligj.