Rrihet arsimtari në oborr të shkollës, pëson lëndime në kokë

Kronika December 08, 2017 - 10:45

Policia e Kosovës bën të ditur se dje në oborrin e shkollës fillore “28 Nëntori’’, në Vërban të Vitisë dy të dyshuar e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore në kokë viktimës.

Viktima, ka pranuar tretman mjekësor në QMF, pastaj është dërguar në spitalin e Gjilanit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari  i parë është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tjetër është në arrati.

Rasti është duke u hetuar