Policia thyen rekordin, shqipton 2366 tiketa në komunikacion
Foto: Driton Bublaku

Policia thyen rekordin, shqipton 2366 tiketa në komunikacion

Kronika gusht 10, 2017 - 11:53

Policia e Kosovës gjatë ditës së mërkurë ka thyer rekordin sa i përket shqiptimit të dënimeve në komunikacion për shkak të kundërvajtjeve të ndryshme, duke shqiptuar 2366 sosh, shkruan portali zeri.info.

Poashtu gjatë ditës së djeshme, sipas raportit të Policisë, kanë ndodhur 28 aksidente në komunikacion me të lënduar dhe 54 pa të lënduar, përderisa aksidente me fatalitet nuk ka pasur.

Përndryshe, para muajve të verës mesatarja e shqiptimit të tiketave në komunikacion nga Policia ka qenë 700. /Zëri/