Pamje nga aksidenti në Gjakovë, ku humbën jetën dy persona (Foto)

Pamje nga aksidenti në Gjakovë, ku humbën jetën dy persona (Foto)

Kronika gusht 07, 2017 - 22:34

Orët e mbrëmjes së sontme sollën vdekjen e dy personave pas një aksidenti të ndodhur në afërsi të Gjakovës.

Dëshmitarë okuarë kanë dërguar fotografi në adresë të “Gazeta Blic” në të cilat shihet një veturë e tipit mercedes të ketë dalur nga rruga.

Policia e Kosovës nga rajoni i Gjakovës ka bërë me dije se “deri te aksidenti ka ardhur përderisa i mituri H. B., lindur më 2001, duke drejtuar automjetin e udhëtarëve me tabela të Zvicrës dhe duke mos ju përshtatë kushteve të rrugës humb kontrollin dhe i godet dy këmbësorë të cilët nga lëndimet humbin jetën në vend ngjarje”.

“Vdekjen e tyre e konstaton mjeku në vendngjarje, ndërsa lëndime kanë marrë ngasësi i automjetit dhe një pasagjer”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Më poshtë mund të shihni pamje nga ky aksident.

Image

Image