Kosovari i mitur nga Zvicra godet me veturë dy persona, i lë të vdekur

Kosovari i mitur nga Zvicra godet me veturë dy persona, i lë të vdekur

Kronika gusht 07, 2017 - 21:14

Dy persona kanë mbetur të vdekur në fshatin Rogovë të Gjakovës, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 18:00.

Aksidenti ka ndodhur pasi i mituri nga Zvicra (i lindur më 2001), ka humbur kontrollin e veturës dhe i ka goditur dy këmbësorë të cilët kanë vdekur në vend.

Lexo komunikatën e plotë nga Policia:

Me datë 07. 08. 2017 rreth orës 18:40 minuta në rrugën lokale në periferi  të fshatit Rogovë të Gjakovës ka ndodhur aksident i rënd i komunikacionit, humbin jetën dy këmbësor

Deri te aksidenti ka ardhur përderisa i mituri H. B. Lindur me 2001 duke drejtuar automjetin udhëtaresh me tabela te Zvicrës dhe duke mos ju përshtatë kushteve të rrugës humb kontrollin dhe i godet dy këmbësor të cilët nga lëndimet humbin jetën në vend ngjarje, vdekjen e tyre e konstaton mjeku në vend ngjarje, ndërsa lëndime kanë marrë  ngasësi i automjetit dhe një pasagjer.

Viktimat në këtë aksident janë:

1.Gj.  K. lindur me 1962 femër Shqiptare/Kosovare dhe mbesa e saj

2.L. D, lindur me 2005  femër Shqiptare/Kosovare.

Kurse lëndime kanë pësuar:

1.H. B. lindur me 2001 mashkull Shqiptar/Kosovar

2.B. B. lindur me 2001 mashkull shqiptar/Kosovar