Paraburgim të pandehurit për dëmtimin e objektit fetar
Kronika
August 16, 2016 - 14:58
Gjykata Themelore në Gjilan përmes një komunikatë ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, ku dhe i ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 (një) muaji të pandehurit B. V. Sipas gjykatës, i pandehuri me datë 14.08.2016, ka arritur të ngjitet lartë në minaren e xhamisë në Velekincë të Gjilanit dhe më pas filluar shkatërrimin e saj. Pas intervenimit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës i njëjti është arrestuar.
Gjykata bënë të ditur se “Me këto veprime B. V. dyshohet se ka kryer veprën penale asgjësimi apo dëmtimi i pronës nga neni 333 paragrafi 3 dhe 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Kosovës”.