Suedezët me agjenci për mbrojtjen psikologjike kundër rusëve

Suedezët me agjenci për mbrojtjen psikologjike kundër rusëve

Jetë January 05, 2022 - 12:47

Suedia ka krijuar një agjenci të re, detyra e së cilës do të jetë të mbrojë vendin nga dezinformimi, propaganda dhe lufta psikologjike.

Kjo është e fundit në serinë e përpjekjeve të autoriteteve suedeze për ta kthyer nivelin e mbrojtjes ushtarake dhe civile në “shkallën e Luftës së Ftohtë”, shkruan gazeta britanike thetelegraph.

Hapja zyrtare e Agjencisë Suedeze të Mbrojtjes Psikologjike erdhi në të njëjtën ditë kur presidenti finlandez, Sauli Ninisto akuzoi Rusinë për “ndërhyrje në sovranitetin e disa vendeve anëtare të BE-së si Suedia dhe Finlanda”, duke u kërkuar atyre garanci se nuk do të lejonin NATO-n të zgjerohet më në lindje,përcjellë Telegrafi.

“Dezinformimi është një kërcënim për demokracinë suedeze, ligjvënësit tanë dhe pavarësinë tonë”, tha Ministri i Brendshëm suedez, Mikael Damberg në një konferencë shtypi në tetor të vitit 2021, duke njoftuar se Henrik Landerholm, ish-zëvendës dekan i Universitetit Ushtarak Suedez, do të drejtonte agjencitë e reja.

Në konferencë, Damber tha se detyra e parë e agjencisë së re do të jetë mbrojtja e zgjedhjeve në Suedi nga ndikimet e ndryshme që ishin veçanërisht të dukshme gjatë zgjedhjeve presidenciale amerikane në vitet 2016 dhe 2021.

Më pas, Landerholm shënoi Rusinë, Kinën dhe Iranin si vendet që përhapin më shumë dezinformata të drejtuara kundër Suedisë, dhe shtoi se qëllimi i kësaj propagande ishte shpesh thjesht të provokonte ndarje në shoqëri dhe të minonte besimin në qeveri.