Rajonet tropikale mund të bëhen të pajetueshme

Rajonet tropikale mund të bëhen të pajetueshme

Jetë March 09, 2021 - 11:37

Ngrohja globale po kërcënon jetën në këto vende dhe me kalimin e viteve do të kthehen në vdekjeprurëse

Kriza e klimës po i shtyn rajonet tropikale të planetit drejt kufijve të jetueshmërisë me rritjen e nxehtësisë dhe lagështisë që kërcënon të zhysë pjesën më të madhe të popullsisë së botës në kushte potencialisht vdekjeprurëse.

Nëse qeveritë dështojnë të frenojnë ngrohjen globale zonat në brezin tropikal që shtrihet në të dy anët e ekuatorit rrezikojnë të ndryshojnë mjedis deri në “kufirin e përshtatjes njerëzore”.

Studimi i ri i botuar në Nature Geoscience kushtet e rrezikshme në tropikë do të shpalosen edhe para planit që kanë propozuar qeveritë për të ulur me 1.5 grade Celsius. Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1 C për shkak të aktivitetit njerëzor, por shkencëtarët kanë paralajmëruar që ky kufi mund të thyhet brenda një dekade.

Rreth 40% e popullsisë së botës aktualisht jeton në vendet tropikale dhe mund të zgjerohet deri në vitin 2050 për shkak të përqindjes së madhe të të rinjve në rajon. Vrojtimet e shkencëtarëve  u përqendruan në gjerësitë gjeografike midis 20 gradë në veri, një vijë që përshkon Meksikën, Libinë dhe Indinë, deri në 20 gradë në jug, e cila kalon nëpër Brazil, Madagaskar dhe pjesët veriore të Australisë.

Studimi është vetëm paralajmërimi i fundit shkencor mbi rreziqet e rënda që vijnë nga nxehtësia. Valët e skajshme të nxehtësisë mund të shtyjnë pjesë të Lindjes së Mesme përtej qëndresës njerëzore dhe me rritjen e temperaturave do të paraqesin gjithashtu rreziqe të mëdha për disa pjesë të Kinës dhe Indisë./tvklan/