Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
Të çlirosh zemërimin, në Brazil hapet dhoma ku mund të thyesh çdo gjë për të larguar stresin

Të çlirosh zemërimin, në Brazil hapet dhoma ku mund të thyesh çdo gjë për të larguar stresin

Jetë February 22, 2021 - 10:37

Ndiheni të zemëruar dhe të stresuar?

Brazilianët kanë gjetur një mënyrë për të çliruar zemërimin duke ndërtuar një dhomë ku je i lirë të bësh çdo gjë, të bërtasësh, të ulërasësh, mjafton të ndihesh i çliruar.

Brenda një depoje në periferi të Sao Paulo, njerëzit mund të thyejnë çdo gjë, televizorë të vjetër, kompjutera apo çdo lloj sendi tjetër duke copëtuar në mënyrë simbolike edhe zemërimin që sidomos në këtë kohë pandemie ka mbërthyer çdo kënd.

42 vjeçari, Vanderlei Rodrigues, i cili hapi biznesin një muaj më parë, tha se ai ka pritur një numër të madh të klientëve që dëshirojnë të shfryjnë, veçanërisht gjatë pandemisë.

Seanca në "Rage Room" kushton 4.64 dollarë. Të veshur me kostume mbrojtëse dhe helmeta, pjesëmarrësit shkruajnë në mure problemet që i shqetësojnë më shumë dhe këto fjalë bëhen shënjestra e zemërimit të tyre.

Për Luciana Holanda, 35 vjeçe, e cila është një nënë e papunë e dy vajzave, ajo tha se preferon të shfryjë zemërimin e saj brenda "Rage Room".

“Me gjithë këtë stres të akumuluar, të jesh nënë, të kesh fëmijë dhe të mos jesh në gjendje të punosh është shumë mirë të largosh stresin dhe të shfryhesh,” – u shpreh ajo.

“Unë nuk do të shfryj zhgënjimet e mia mbi vajzat e mbi askënd, kështu që unë me të vërtetë preferoj të thyej gjëra,” – shtoi 35 vjeçarja./Euronews/