Infektuar: 73048
Shëruar: 61986
Vdekur: 1649
100 njerëz prej dëbore për të ndihmuar vogëlushin e sëmurë

100 njerëz prej dëbore për të ndihmuar vogëlushin e sëmurë

Jetë February 22, 2021 - 10:25

Disa dhjetëra persona, u mblodhën anë një liqeni të ngrirë në lindje të Polonisë këtë fundjavë për të ndërtuar 100 njerëz prej dëbore në kuadër të nismës për të mbledhur para për një vogëlush të sëmurë.

Organizatorët për mbledhjen e fondeve në një fshat rural të Korycin, shpresojnë që të ndihmojnë në trajtimin mjekësor për t’i shpëtuar jetën Bartek Bojarzyëski, i cili ka një problem serioz në zemër.

I vogli Bartek ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale që mund të realizohet vetëm në një spital në SHBA dhe mbështetësit shpresojnë që grumbullojnë mbi 150 mijë euro në  mënyrë që operacioni të kryhet më 2 prill.

Image

Nëna e djalit 21-muajsh, Marzena Bojarzynska thotë se ka ndjerë “emocione të mëdha” duke parë aq shumë njerëz që po ndërtonin njerëz prej dëbore.

Pjesëmarrësit krijuan gjithashtu në dëborë edhe zemra dhe thanë se ishin shpresëplotë se shuma e nevojshme do të mblidhej./Euronews/