Rroga 1000 euro dhe qiraja 15 euro në muaj, qyteti ku papunësia nuk ekziston

Rroga 1000 euro dhe qiraja 15 euro në muaj, qyteti ku papunësia nuk ekziston

Jetë May 25, 2020 - 11:16

Mbase artikulli që do të lexoni më poshtë do t’ju bëjë ta mendoni qytetin Marinaleda, në zemër të Andaluzisë si qytetin e ëndrrave tuaja.

Papunësia në këtë qytet të vogël rural nuk ekziston dhe rrogat janë shumë të larta, krahasuar me qiratë 15 euro.

Kështu, banorët e këtij vendi, të cilët janë rreth 2.500 në numër, u ftuan të punojnë në agrokulturë, i vetmi burim pasurie për qytetin dhe në fakt, komuniteti i Marinaledës është e para në zonë që prodhon, konservon dhe eksporton speca, argjinare, bathë dhe vaj ulliri.

Rreth 70% e banorëve kultivojnë tokën dhe 30 % e tyre janë të angazhuar në aktivitete të vogla tregtare apo institucione.

Si rrjedhojë, edhe kostoja e jetesës është ndarë në mënyrë proporcionale, duke patur parasysh faktin se për të ndërtuar një shtëpi prej 90 metrash katrorë, banorët duhet të investojnë një kapar prej vetëm 15 eurosh, pa pasur nevojë të marrin kredi nga banka, ose borxh.

Ata mund të marrin kredi me 0 interes nga qeveria vendore dhe kuota për të dhënë çdo muaj, vendoset nga qytetarët në asamble.

Ndërkohë, qytetarët fitojnë 47 euro në ditë për gjashtë ditë të javës, e cila, shumëzuar për një muaj të tërë, rezulton të jetë një fitim prej 1.128 eurosh në muaj.