Takohen në kufi: Dashuria e çiftit të moshuar që sifdon edhe Koronavirusin

Takohen në kufi: Dashuria e çiftit të moshuar që sifdon edhe Koronavirusin

Jetë March 31, 2020 - 19:38

Një çift i moshuar, ka “sfiduar” koronavirusin dhe nuk e kanë ndërprerë takimin e tyre të përditshëm ndërkufitar. Inga Rasmussen, 85 vjeçe, nga Danimarka dhe Karsten Tüchsen Hansen, 89 vjeç, nga Gjermania, takohen çdo ditë pranë qytetit Aventoft për të biseduar dhe shijuar një pije, natyrisht duke ruajtur dinstancën e rekomanduar nga ekspertët.

“Është një situatë e trishtueshme, por ne nuk mund ta ndryshojmë atë”, u shpreh zonja Inga për median gjermane Deutsche Welle. Dyshja e moshuar është bërë e famshme në të gjithë zonën dhe takimet e tyre u zbuluan krejt rastësisht, nga kryetari i bashkishë së qytetit Tonder, i cili u takua me ata teksa ishte duke shëtitur me biçikletë.

Besohet, se çifti është takuar për herë të parë rreth dy vite më parë dhe prej më shumë se një vit ata takohen pothuajse çdo ditë, shkruajnë mediat e huaja. Inga, drejtohet me makinë për në kufi, nga qyteti i saj Gellehus, ndërsa Tüchsen mbërrin në vendtakim me biçikletë nga Süderlügum. Ai ndonjëherë dëshiron ta “shoqërojë” bisedën me një gotë shampanjë, por Inga preferon t’i qëndrojë besnike kafesë.

“Në fund të fundit, unë duhet të drejtoj një makinë”, u shpreh e moshuara. Çifti, në të kaluarën ka realizuar disa udhëtime së bashku dhe tashmë kanë menduar që të udhëtojnë përsëri sapo të përfundojë kjo epidemi. Në fund të fundit ato janë vetëm një çift që kanë gjetur një mënyrë kreative për të mbajtur gjallë marrëdhënien e tyre gjatë pandemisë. Sakaq, kufiri Gjermani-Danimarkë është mbyllur rreth dy javë më parë, në vazhdën e masave për të frenuar koronavirusin e ri. Gjermania, deri më tani ka rreth 63,000 raste të konfirmuara të virusit, ndërsa Danimarka mbi 2.500.

Image
Image