Gruaja pa simptoma i infekton 5 njerëz me koronavirus

Gruaja pa simptoma i infekton 5 njerëz me koronavirus

Jetë February 25, 2020 - 18:11

Zyrtarët në Kinë kanë njoftuar për rastin më të çuditshëm që ka ndodhur, pasi një 20- vjeçare ka infektuar 5 familjarë të saj, edhe pse vet nuk ka pasur asnjë simptomë te virusit kinez.

Shkencëtarët kanë demonstruar se ky virus, i cili i takon familjes së koronavirusëve, tanimë mund të përhapet nëpërmjet kontaktit fizik të personave. Fatkeqësisht sipas shkencëtarëve, disa njerëz mund të jenë të infektuar edhe pse nuk shfaqin fare simptoma.

Kjo gjë është aprovuar me rastin e fundit, ku një vajzë nga Wuhani ka infektuar 5 familjarë të saj, edhe pse vet nuk kishte pasur asnjë simptomë të lidhur me virusin tashmë të quajtur SARS-Cov-2.

Pas analizave të bëra, mjekët kanë parë se edhe pse sistemi imunitar i saj nuk kishte shfaqur reaksion, gjithsesi në zingjirin polimerik të AND-së së saj ishte prezent virusi.

Fakti që disa persona nuk shfaqin simptoma edhe pse janë të infektuar, përbën një rrezik tejet të lartë për përhapje edhe më madhe të virusit. Sipas ekspertëve, kjo është edhe një arsye tjetër, që të shtohet kujdesi dhe masat parandaluese ndaj këtij virusi.