Infektuar: 1047
Shëruar: 794
Vdekur: 30
E përdhunojnë kur ishte fëmijë dhe më pas në Austri! Rrëfimi i rëndë i 21 vjeçares shqiptare

E përdhunojnë kur ishte fëmijë dhe më pas në Austri! Rrëfimi i rëndë i 21 vjeçares shqiptare

Jetë February 25, 2020 - 16:29

Emisioni “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e 21-vjeçares Laugerta Qelia. Ajo është larguar nga Shqipëria para 3 vitesh me familjen dhe aktualisht jeton në Gjermani. Në një lidhje në Skype, Laugerta rrëfeu se kur ishte 9 vjeç, ajo është përdhunuar nga një bashkëfshatar i saj, por në atë kohë nuk i ka treguar askujt për ngjarjen nga frika e paragjykimeve.

Kjo nuk ishte hera e vetme që Laugerta do të përballej me një situatë të tillë, pasi në vitin 2018, kur ishte në Austri së bashku me familjen e saj, u përdhunua sërish nga një shtetas nga Afganistani.

Ajo tregon se ngjarja ka ndodhur pas një feste dhe personi nuk ishte i panjohur për të. Këtë herë vendosi ta denonconte dhe personi u dënua me 7 vite burg.

Mirela Milori: Ti je përballur me një tjetër ngjarje të rëndë në jetën tënde? Për çfarë bëhet fjalë tjetër konkretisht?

Laugerta Qelia: Kjo ngjarja tjetër e rëndë është përsëri përdhunim. Më 18 Qershor 2018 ndodhi përdhunim përsëri. Në atë ditë kishte festë në Austri.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi në këtë festë?

Laugerta Qelia: Mbas festës erdhi një njeri nga Afganistani, u afrua. Një djalë i ri, kisha folur disa herë me të.

Mirela Milori: E njihje më përpara?

Laugerta Qelia: Po e njihja.

Mirela Milori: Çfarë ndodhi mbas festës?

Laugerta Qelia: Më tha eja të shkojmë në një supermarket, vendosi të blinte alkool. Shëtitëm aty afër dhe ai filloi të abuzonte.

Mirela Milori: Ndodhi kundër dëshirës tënde?

Laugerta Qelia: Po ndodhi kundër dëshirës time, se atë ditë do shkoja tek i dashuri im dhe sigurisht ishte kundër dëshirës sime.

Psikologia: A u përpoqe të mbrohesh?

Laugerta Qelia: U përpoqa të mbrohesha, vendosa të luftoja me të, por ishte më i fortë se unë.

Psikologia: Kishit diferencë të madhe në moshë?

Laugerta Qelia: 2 vjet!

Mirela Milori: E raportove diku ngjarjen? I tregove njeriu mbas kësaj që ndodhi?

Laugerta Qelia: Vendosa që në atë moment të shkoja tek policia dhe ta denoncoja.

Mirela Milori: Shkove?

Laugerta Qelia: Po shkova dhe e denoncova!

Mirela Milori: Çfarë ndodhi pas asaj?

Laugerta Qelia: Ai mori 7 vite burg!

Mirela Milori: Ku jeton aktualisht?

Laugerta Qelia: Unë jetoj në Mynih të Gjermanisë.

Mirela Milori: Sa vjeç je?

Laugerta Qelia: 21 vjeç!

Mirela Milori: Kur je larguar nga Shqipëria?

Laugerta Qelia: Para 3 vitesh!

Mirela Milori: Si ka qenë fëmijëria jote?

Laugerta Qelia: Ka qenë një fëmijëri e vështirë, me dhunë fizike, psikologjike, ishim 11 persona në një familje.

Mirela Milori: Nga cilët anëtarë përbëhej familja juaj?

Laugerta Qelia: Nga 2 vëllezërit e mi, motra ime, mami im, daja me gjithë nusen, gjyshi, gjyshja, 2 tezet dhe vajza e vogël.

Mirela Milori: Kush ushtronte dhunë?

Laugerta Qelia: Dhunë ushtronte tezet e mia dhe daja im, ushtronin dhunë fizike ndaj nesh.

Mirela Milori: Babai juaj ndahet nga jeta, si vazhdon më pas jeta në familjen tuaj?

Laugerta Qelia: Babain tim e vrasin realisht dhe aty nisi luftë me jetën mund të themi, se në moshën 2-3 vjeçare m’u dush të ishim në një familje të madhe dhe ndonjëherë mbeteshim pa ngrënë bukë, ishim 4 fëmijë jetim.

Mirela Milori: Mami punonte?

Laugerta Qelia: Mami nuk punonte se ishte gjithmonë psikologjikisht e sëmurë./tvklan