Puna në kopsht dhe ecja jua ulë meshkujve përgjysmë rrezikun për kancer në prostatë

Jetë December 05, 2019 - 17:46
detaje

Sipas një studimi të ri, meshkujt që ushtrojnë rregullisht mund ta ulin dyfish rrezikun e kancerit në prostatë.

Sipas ekspertëve, edhe aktivitetet ditore – që përfshijnë punën në kopsht apo ecjen – kanë efekt shumë më të madh mbrojtës sesa ç’është menduar më parë.

Për këtë studim, ekipi hulumtues, i cili është financuar nga WCRF dhe Cancer Research UK, e ka përdorur një metodë për matjen e aktivitetit fizik mes 79,148 meshkujve me kancer në prostatë dhe 61,106 pa kancer.

Pastaj, përmes eksperimenteve dhe analizave të ndryshme, ekipi hulumtues kishin zbuluar se aq më aktivë që janë meshkujt, aq më mirë për shëndetin e tyre.

Simptomat e kancerit në prostatë përfshijnë rritjen e nevojës për të urinuar, tendosje gjatë urinimit dhe ndjenjë se fshikëza nuk është zbrazur krejtësisht,transmeton Telegrafi.

Vlen të ceket se studimi është publikuar në “International Journal of Epidemiology”