Turistja heq të gjitha rrobat dhe hidhet nga ura në lumë

Turistja heq të gjitha rrobat dhe hidhet nga ura në lumë

Jetë korrik 18, 2019 - 09:12
Detajet

Veprimet e një turisteje braziliane në Porto të Portugalisë kanë shokuar dëshmitarët okularë, të cilët nxorën kamerat dhe filmuan gjithë ngjarjen.

E reja, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, shihet teksa hipën në parmakët e urës prej metali, heq xhinset dhe tërësisht nudo hidhet në ujërat e lumit nga një lartësi e konsiderueshme.

Në një tjetër pamje nga vendi i ngjarjes, brunja shfaqet teksa arrin në brigjet e lumit shëndosh e mirë.

Të njoftuar mbi veprimet e turistes, në vendngjarje mbërritën edhe autoritetet policore, të cilët nuk arritën ta shoqëronin. Patrullat kërkuan njerëzit e përfshirë në incident, por pa rezultat.

“Daily Star” citon mediat lokale, sipas të cilave turistja braziliane kishte konsumuar alkool para se të hidhej në lumë.