Kujdes kur e përdorni pastën e dhëmbëve, mund ta pësoni si kjo grua

Kujdes kur e përdorni pastën e dhëmbëve, mund ta pësoni si kjo grua

Jetë July 15, 2019 - 08:58
Lexoni detajet

 Kjo foto tregon pasojat e tmerrshme, pasi një grua përdori pastën e dhëmbëve mbi dorën e djegur me vaj.

Imazhet janë shpërndarë si një paralajmërim për të tjerët për të shmangur përdorimin e pastës për të lehtësuar djegien, pasi mund t’ju shkaktojë pasoja të rënda.

Doktori Kamarul Ariffin, nga Malajzia, tha se gruaja e kishte përdorur pastën e dhëmbëve si ilaç, pasi dogji dorën me vaj të nxehtë por, në vend që të qetësonte dhimbjen e saj, dora e saj u ënjt.

Mjeku ka treguar se ky nuk ishte rasti i vetëm që qytetarët përdorin në rast djegieje, pastë dhëmbësh. Gjatë punës së tij ai është përballur me persona që kishin përdorur miell, vezë, apo produkte të tjera në kushtet e shtëpisë për të shmangur mjekun.

Dokor, Ariffin u bërë apel të gjithë personave që pësojnë djegie të këshillohen më mjekët pasi të përdorin medikamente të ndryshme në kushtet e shtëpisë, pasi mund të pësojnë infeksione dhe acarime të lëkurës.

Ai ka rekomanduar që në rast djegieje e vetmja gjë që mund të bëni në shtëpi është që për 15- 20 minuta ta fusni dorën në ujë dhe më pas të shkoni tek mjeku.

Image