Vëllai i hap motrës 14-vjeçare Instagramin dhe shokohet nga ato që lexon

Vëllai i hap motrës 14-vjeçare Instagramin dhe shokohet nga ato që lexon

Jetë April 18, 2019 - 16:47
Lexo Detajet

Adoleshenca është padyshim një nga periudhat më të bukura, por edhe më të vështira të brezit të ri.

Gjatë kësaj kohe adoleshentët duhet të kenë mbikëqyrjen e prindërve, në mënyrë që të marrin vendimet e duhura dhe të mos bëjnë gabime për të cilat të pendohen e të lënë gjurmë në jetën e tyre.

Është cilësuar si periudha më delikate dhe ajo që zgjat më shumë në memorien e një personi.

Brezat e rinj që po vijnë janë drejtuar gjithnjë e më shumë drejt teknologjisë dhe rrjeteve sociale, që në një farë mënyrë janë kthyer në një sëmundje dhe sfidë se kush merr më shumë vëmendje dhe “like”.

Për shumë kritikë, kjo konsiderohet jo e shëndetshme për shkak të ndikimit dhe imazhit që do të kenë në të ardhmen këta të rinj, gjë që ndikon edhe në rritjen e tyre dhe perceptimin e mëvonshëm në jetë.

Një vëlla i shqetësuar ka rrëfyer për redaksinë tonë problemin që ka me motrën e tij të mitur dhe kërkon ndihmën e komentuesve për të zgjidhur situatën në të cilën ndodhet.

LETRA DREJTUAR JOQ Albania

Përshëndetje JOQ.

Unë që po ju shkruaj jam një vëlla i shqetësuar dhe meqë fansat i ke më të pjekur në raport me faqet tjera po të shkruaj.

Kam nevojë për mendimin e të gjithëve pa përjashtim sepse nuk kam eksperiencë në këtë fushë.

Jam nga Verilindja.

Kam një motër 14 vjeçe e cila ka vartësi nga rrjetet Sociale Instagram & Snap (gjë normale)

Si vëlla edhe pse un jam shum i ri në moshë i jam bërë gati edhe prind duke e motivuar duke i dhënë vetëbesim në vetvete duke ja shpjeguar se përse nuk duhet të jua kthejë mesazhet të panjohurve, përse nuk duhet të pranojë njerëz të panjohur  përse nuk është domosdoshmërisht e nevojshme të postojë foto provokuese përse është e nevojshme shkolla dhe pjesa ku ka talent sepse sot (profesioni ka rëndësinë e vet dhe me shkollë të lartë janë të gjith por kan ngel rrugëve pa profesion (si puna ime)) dhe meqë ra fjala ja thot shum në gatime të ndryshme.

Ja kam bërë të ditur se përse është e rëndësishme të rrespektojmë prindërit edhe pse ata ndoshta nuk e kuptojn ndonjëherë sepse i  kemi të rritur me një sistem tjetër dhe nganjëher ndoshta dhe pa të keq ju duken lëvizjet e saj shum abstrakte.

Mirëpo…

Gati 1muaj e gjysem ka shfaqur probleme ë

Ankth, depresion, nervozizëm, të fikët, shtangëtim. ë

Sëmundja e dekadës e quajnë disa dhe pse analizat i dalin perfekt ajo prapë ka probleme si më sipër…

E qoja në urgjencë sepse i binte të fikët, e solla në Tiranë tek Psikologët më të mirë dhe psikoterapistet më me emër. Psikoterapistja një zonjë shum e nderuar më ka lëshuar ilaqe vetëm bimore.

Por prapë ka pasur probleme sepse zbulova që kjo nuk i përdor Ilaqet rregullisht. Pasi unë jam në punë dhe nuk mund të isha non stop me të.

Por- historia vjen dhe bëhet më interesante.

Herë të tjera dhe sidomos pra disa ditesh nuk pranonte shkonte në shkollë sepse thoshte që nuk jam mirë por unë këmbëngula që të shkonte sepse nuk kishte pse të shqetësohej pasi do isha në dispozicion të saj. Dhe me kujdes të madh e “mashtrova” në mënyrë që të harronte telefonin në shtëpi pasi e dija që kishte lënë hapur Snapchatin dhe Instagramin.

Kur ja hap Instagramin ç’të shoh…

Mesazhe dhe Kërcënimet nga më të ndryshmet nga adoleshentë dhe moshatarë të saj. Kërcënime të tipit që mjer ti po erdhe në shkollë. Dhe fjalë të tjera që nuk dua ti postoj këtu.

Dua ta them që kjo nuk kishte reaguar tek asnjë mesazh. Por duke bërë lidhjet janë edhe 3 shoqe të saj që i kemi afër me shtëpi dhe që jan moshatare kanë pasur pothuajse të njëjtat simptoma.

Ne si familje e kemi të trashëguar gjaknxehtësinë por arsyeja dhe llogjika nuk më lejuan të gaboj dhe pastaj të pendohem për gjith jetën. (Nuk mund ti bëj keq një adoleshenti sepse aq llogjikon por presion psikologjik do ju bëj se s’bën) pasi shkoj tek shkolla vëj në dijeni drejtorin për këtë çeshtje takoj nxënësit në fjalë dhe ju them ato që kisha për të thënë. Presionin e hëngrën por…

Sa brez i degjeneruar, i kem marë ti gjith me rradhë pa dijeni të njëri tjetrit dhe nuk mbanin mend se kujt i kanë quar ato mesazhe sepse si duket ju kishin shkruar të njëjtat mesazhe gjith vajzave të shkollës.

Duke u kthyer pas në kohë një natë rastësisht kur po qoja motrën time në urgjencë rreth 5-6 vajza të shkollës së motrës sime i gjetëm aty dhe kishin gjendje frike shtangëtimi. Njësoj sikur kjo.

Pra me një hetim kaq të vogël zbulova një të vërtetë thriller kaq të madhe. Dhe më e mira zbulova se nga po ju vjen vajzave gjith ky stres.

Nuk kam bërë denoncim por nëse historia përsëritet do e bëj kam lajmëruar prindërit e djemve për ngjarjen dhe prindërit e vajzave për atë që zbulova sot.

Nga sot kam vendosur që motra të mos e mbajë telefonin për gati një muaj si ndëshkim përse nuk kishte treguar më parë për këtë histori edhe pse ajo thot që e kam bërë për të shmangur një sherr.

Do e fus në aktivitete fizike në kurs gjuhe të huaj takim me psikologen një herë në javë angazhime në mënyrë që të harrojë se çfar ka ndodhur.

Motra do ketë simptoma të njëjta përsëri prandaj nëse ndonjëri nga ju ka diçka për të thënë ma thuaj të lutem sepse kam shum nevojë.