Detajet në të cilat meshkujt shikojnë në takimin e parë

Detajet në të cilat meshkujt shikojnë në takimin e parë

Jetë prill 15, 2019 - 10:10
Lexoni më shumë detaje

Me siguri nuk jeni e vetëdijshme se si rregullimi që juve ju vjen natyrshëm di të ndezë një mashkull. Ne ju zbulojmë se çfarë meshkujt vërejnë më së pari te një femër dhe çka nga ato i irriton, përcjell "Zëri.info".

Stili më i egër

Femra i duket më tërheqëse nëse nuk mban gardërobë konfeksioni, por kësaj i shton edhe diçka ekstra. Kjo më flet për kreativitetin dhe individualitetin e saj.

Me vetëbesim e shëtit dekoltenë

Ajo që meshkujt nuk e pëlqejnë është kur femra mban dekolte të hapur dhe gjithë kohës e ngrit bluzën që ta fshehë gjoksin, sepse sigurisht nuk ndihet rehat. Nëse keni fshehur diçka të hapur mos e shpenzoni asnjë sekondë duke u brengosur a duhet atë ta mbani. Duhet t’i vishni!

Buzët tuaja

Meshkujt çmenden kur një femër kafshon buzën e poshtme, edhe atëherë kur nuk e bën me qëllim. Për meshkuj kjo është tejet tërheqëse, sepse i kujton disa vende tjera të buta e të lagështa.

E ecura seksi

Nëse femra ka qëndrim seksi, kjo tregon se di si ta mbajë trupin e vet. Që ecja juaj të bjerë në sy sillni në mendjen tuaj ndonjë melodi seksi, e cila do të përputhet me hapat./ZERI