Shikuesja ndërpret emisionin: A duhet ti gënjeni që të gjithë? (VIDEO)

Shikuesja ndërpret emisionin: A duhet ti gënjeni që të gjithë? (VIDEO)

Jetë mars 13, 2019 - 16:10
Lexo tjera detaje

Gjatë emisionit të mëngjesit në kanalin televiziv gjerman, ZDF një shikuese nga publiku gjatë transmetimit direkt ka ndërhyrë duke ndërprerë transmetimit.

Gruaja e cila kishte të veshur një jakne me ngjyrë të gjelbert të çeltë dhe me xhinse, iu drejtua udhëheqësve të emisionit, Dunya Hayali dhe Andreas Wunn:

“ A duhet që të gjithë ti gënjeni?”.

Drejtuesit u munduan ta qetësonin situatën. Hayali tha: “ Nuk dihet ende se për çka bëhet fjalë, por duhet të shikojmë se pse reagoi ashtu shikuesja e nderuar”, shkruan Die Welt, përcjellë Klan Kosova.

Hayali dhe Wunn e vazhduan emisionin duke paralajmëruar edicionin e lajmeve.

Më pas ata u deklaruan se nuk e kanë larguar nga emisioni shikuesen por i kanë ofruar të bashkëbisedojnë, lidhur me temën për të cilën ajo preokupohej.

Video më poshte e incidentit në emisionin e drejtpërdrejtë.

VIDEON SHIKOJENI KETU