109-vjeçarja zbulon sekretin për një jetë të gjatë: Vetëm shmangni meshkujt!

Jetë December 13, 2018 - 12:32
Këshilla jetësore

Cili është sekreti për një jetë të shëndetshme e të gjatë? Shumicën e rasteve, përgjigja në këtë pyetje është ushqimi i shëndetshëm, ushtrimet e rregullta fizike, mos konsumimi i duhanit, etj.

Megjithatë, disa tjerë kanë taktika tjera kur flitet për jetëgjatësi, transmeton Telegrafi.

Merrni shembull 109 vjeçaren Jessi Gallan, e cila thotë se shmangia e meshkujve ka qenë çelësi që ajo ta mbajë veten të re.

Jessie ka lindur në një fermë në vitin 1906 në Kintore, Skoci. Ajo, bashkë me pesë motrat e saja dhe vëllanë ishin rritur në një vilë dy-dhomëshe.

Puna e saj e parë kishte qenë në një kuzhinë ferme, para se të shpërngulej në qytet për të punuar si shërbëtore për një biznesmen të pasur.

Pastaj, ajo kishte filluar karrierën në industrinë e shërbimeve.

Kur kishte filluar të plakej, ajo ishte shpërngulur në një shtëpi kujdesi për pleqtë.

Një nga punëtoret e asaj shtëpie, kishte thënë për Gallan: “Jessie është grua shumë e dashur. Ajo e ka shoqen e saj të ngushtë këtu, Sarah Jane-in, dhe gjithmonë punojnë bashkë. Asaj i pëlqen muzika dhe ushtrimet, si dhe është një person shumë i pavarur”.

Ajo kishte vdekur në mars të vitit 2015, por pas vetes kishte lënë sekretin për një kohë të gjatë – i cili, sipas saj, kishte qenë shmangia e meshkujve.

“Sekreti im për një jetë të gjatë është të qëndroni larg meshkujve. Ata më shumë sjellin probleme sesa dobi”, kishte thënë ajo.