Nënës i bie të fikët në timon, e shpëton djali i saj 8-vjeçar

Jetë December 08, 2018 - 13:14
Lexo tjera detaje

Një djalosh 8-vjeçar e ka marrë kontrollin e veturës në Britani të Madhe dhe e ka vendosur veturën në një hapësirë të sigurt në një rrugë të ngarkuar, pasi nënës së tij i humbi vetëdija përderisa ishe duke vozitur. Ben Hedger ishte duke u kthyer nga shkolla me nënën e tij kur ndodhi ky rast.

Kur vetura kishte dalë nga kontrolli, Beni i kishte ndezur katër treguesit e drejtimit dhe e kishte kthyer veturën kah shiriti i ndaljes. Nëna e tij ka deklaruar se është shumë krenare me të birin e saj. “Kur fillova të trullosem, e shtrëngova timonin dhe bëja vozitje të pakontrolluar, prandaj edhe e goditëm një pengesë në rrugë. Ne po dilnim nga rruga, prandaj Beni e ka parë se duhet të bëjë diçka”, tha ajo.

Zonja Smith thotë se Beni nuk e ka ditur se sa serioze është situata. “Ai e kuptoi se diçka nuk është në rregull me mua, por nuk e dinte se e ka bërë këtë vepër të mrekullueshme. Ai tha se e ka bërë atë që është dashur ta bënte, sepse përndryshe do të vdisnim”, shtoi ajo. Vozitësja thotë se një humbje e ndjenjave si kjo nuk i ka ndodhur asnjëherë më herët, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.