Tri mitet më të shpeshta shëndetësore

Tri mitet më të shpeshta shëndetësore

Jetë dhjetor 04, 2018 - 20:52
Këshilla jetësore

Me siguri të gjithë juve ju ka ndodhur që prindërit t’ju paralajmërojnë të mos dilni jashtë me flokë të lagura sepse do të sëmureni, ose keni dëgjuar se nëse i kërcitni gishtat e dorës mund të sëmureni me artrit.

Çdo kund që shikoni, ju dëgjoni këshilla të tilla – e më e keqja është se shumë prej nesh u besojmë atyre verbërisht.

Telegrafi më poshtë ju sjell disa prej miteve më të zakonshme shëndetësore, të cilat janë kundërshtuar nga shkenca

Miti 1: Nëse dilni jashtë me flokë të lagura, ju do të ftoheni

Nëse i keni pastruar flokët para shkollës ose nuk keni pasur kohë t’i thani ato, padyshim se nëna ju ka bërtitur që shumë shpejt do të ftoheni.

A është kjo e vërtetë? Epo, siç duket, jo.

Viruset dhe gripat mund të fitohen në çdo kohë, madje edhe gjatë stinës së verës.

Miti 2: Muskujt shndërrohen në dhjam kur nuk stërviteni

Ekspertët thonë se nëse ndaloni së stërvituri, muskujt do të zvogëlohen por nuk do të konvertohen në një lloj tjetër qelizore e as në dhjam.

Miti 3: Të fjeturit me sytjena jua shkakton kancerin e gjirit

Ky mit ka origjinën nga një studim amerikan që kishte propozuar të mos mbani sytjena sepse mund ta shkaktoni kancerin e gjirit.

Sidoqoftë, studimet tjera nuk kanë gjetur një lidhje të ngjashme.