Qepa dhe mrekullitë e saj shëndetësore

Jetë July 02, 2018 - 21:27
Detajet

Ndryshe qepa konsiderohet nga mjekësia popullore e shumë shteteve të botës si një lëndë profilaktike, kurative, kundër sëmundjeve infektive, ngjitëse.

Në Rusi mjekët e lashtë,  kundër dhimbjeve të forta të gjoksit rekomandonin fashatura me qull qepe të zier ose të pjekur që aplikohen në sternum në formë të ngrohtë, duke e përzier me pak gjalp e mjaltë.

Që në lashtësi njihet qepa e pjekur ose e zier që aplikohet lokalisht në furunkula e karbunkula, por me efekisa janë kataplazmat me qull-qepe të regjura në qumësht të nxehtë.

LEXO EDHE: Acidi folik për trupin tonë, ja në cilat ushqime e gjejmë

Për të përmirësuar ndjeshëm pamjen, shikimin dhe për favorizuar dhe lehtësuar gjumin, në rast pagjumësie rekomandohet që përpara gjumit, të lyeni kapakët e syve me pak  lëng i qepe të njomë, të freskët i përzier me mjaltë.

Nga mjekësia popullore qepa konsiderohet në shumë shteteve të botës si një lëndë profilaktike, kurative, kundër sëmundjeve infektive, ngjitëse. Prandaj rekomandohet mbi ushqim me qepë në kohën e këtyre epidemive ose pandemive.

Qepa njihet  që nga lashtësia për vlerat e saj profilaktike e kurative kundër diabetit, prandaj rekomandohet si mbiushqim i zakonshëm, sidomos mbi 50-60 vjeç, të prirura më shumë për diabetin.

LEXO EDHE: Vetëm një gotë nga kjo pije dhe nuk do ankoheni dot nga mëlçia!

Ushqimi me shumë qepë rekomandohet edhe si mjet profilaktik dhe kurativ përkundër aterosklerozës, përkundër adipozitetit (mbipeshës), reumatizmës.

Qepa ka veti afrodiazike dhe antihelmintike. Rekomandohet për fëmijët.

Në mjekësinë popullore dhe shkencore të Austrisë, Bullgarisë, Polonisë, Kinës dhe më pak të Shqipërisë, qepa ka veti të larta ushqimore, dietetike e mjekësore në shumë fusha të jetës.

Gatesat me qepë rekomandohen në sëmundjet e sistemit nervor qendror, si në: asteni, dobësi, distoni, lodhje, nevrasteni, në stresin nervor intelektual, në cefale e migrenë, në dizorientim, në insomni, në vertizhe, në epilepsi, në melankoli etj.

Në disa nga këto sëmundje llapate me lëng ose me qull qepe aplikohen si kataplazma me fashaturë në ballë rreth kokës, rreth qafës, ku shpesh njomen edhe me pak uthull ose me pak vaj.

Gatesat e qepës së freskët e të njomë, si dhe gatesat e qepës së zier me ujë ose qumësht, si edhe gatesat e pjekura me vaj ose me gjalpë shfrytëzohen gjerësisht në mjekësinë popullore të shumë shteteve të Europës, Azisë, Amerikës e më gjerë, edhe për aplikime lokale, si: lëngje qull, llapa, kataplazma, në trauma të mbyllura, në goditje e shembje, në konfuzione, luksacione, madje me fashatura shtrënguese që shërbejnë si mjekime primare të urgjencës familjare mjekësore.

Gatesat e qepës përdoren me efikasitet të lartë në sëmundjet e aparatit respirator që shoqërohen me kollë e gëlbazë të theksuar dhe me vështirësi në frymëmarrje, sepse ato tregojnë veprim aktiv emolient ekspektorant pektoral, sekretolitik e spazmolitik, duke zbutur dhe eliminuar fuqishëm gëlbazën dhe kollën dhe duke lehtësuar fuqishëm edhe gjendjen e të sëmurëve.

Qepa dhe gatesat e thjeshta të saj rekomandohen me efikasitet të lartë për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të gjithë traktit tretës, sepse ato tregojnë veprim amato-tonik, qetësues e karminativ, sekretolitik, anti fermentativ, spazmolitik, anti-dearreik, anti hemorroidal, anti-inflamator si dhe veprim anti helmintik, anti parazitar, përkundër parazitëve të zorrëve, sidomos në fëmijët e vegjël, që në rrethin e Lushnjës arrijnë deri në 80% (parazit) bartës, (disertacioni i autorit të librit) etj.