Sa herë mund ta ngrini mishin?

Sa herë mund ta ngrini mishin?

Jetë mars 12, 2018 - 13:43
Mësojeni përgjigjen e sakt

Të gjithë kemi dëgjuar tregimin rreth asaj se si mishin e ngrirë, i cili është shkrirë një herë, nuk duhet sërish ta vëmë në frigorifer.

Sa ka të vërtetë në këtë?

Ekspertët amerikanë thonë se është i sigurt dhe s’ka pse të brengoseni.

Ata thonë se kjo nuk do të ndikojë dëmshëm në shëndet, por mund të ndodhë që mishi të ketë shije tjetër dhe mund të humbë ca nga kualiteti i tij, përcjell "Zëri".

Mishi gjatë ngrirjes e humb ujin, ndërsa me ngrirjen e sërishme do të krijohen kristalet e ujit brenda strukturës së mishit, që do të ndikojë në fibra.

LEXO EDHE: Si ta përmirësoni funksionimin e mëlçisë?

Pra, mund ta ngrini sërish, por do të fitoni një pjesë të mishit kryesisht të terur.

Natyrisht, nuk do të duhej që mishin ta shkrini dhe ta ktheni në frigorifer sërish disa herë, por nuk do ta rrezikoni shëndetin nëse e bëni këtë një herë. /ZËRI/