Gjenden gdhendje të mëdha të deveve, të vjetra 2000 vjet

Jetë February 15, 2018 - 12:16
Arkeologët kanë zbuluar një numër të madh të gdhendjeve gjigande të deveve në mes të një shkretëtire Arabinë Saudite.

Një ekip hulumtuesish nga Saudi-Franko hulumtoi atë që është bërë e njohur si "Vendi i Deveve" në provincën e Al Jawf në Arabinë Saudite në veri-perëndim transmeton "Zëri.info"

Gjetjet mendohet të jenë "të padëgjuara" në përmasa dhe besohet të jenë "camelids dhe equids" të para, të gdhendura në relieve të ulëta dhe të larta.

Relievet e ulta i referohen gdhendjeve të cilat janë të cekëta në thellësi, ndërsa ato të larta zakonisht tregon të paktën gjysmën e masës së skulpturës që del nga sfondi.

Devet kanë qenë të përfaqësuara në art në rajon për shekuj, por studiuesit vunë në dukje aftësitë të jashtëzakonshme teknike të nevojshme për t'i bërë këto gdhendje.

Arkeologët, të cilët kanë hulumtuar vendin midis viteve 2016 dhe 2017, besojnë se veprat e artit mund të kenë qenë një vend adhurimi ose një shenjë në peizazhin ndryshe të paqartë.

"Se ky vend i izoluar dhe i dukshëm i pabanueshëm i tërheq gdhendësit e shkëmbinjëve është dëshmi e mrekullueshme për rëndësinë e saj për popullsinë përreth", shkruajnë hulumtuesit në revistën Antikiteti, trasmeton tutje "Zëri.info".

"Pavarësisht se a ka shërbyer si një shenjë kufiri ose një vend nderimi, "Vendi i Deveve" ofron dëshmi të reja të rëndësishme për evoluimin e artit të ngurët arab".

Studiuesit besojnë se arti vie nga një traditë arabe me influenca Nabataeane dhe Parthiane.

"Megjithëse vendi është e vështirë të datohet, krahasimi me relievin në Petra, Xhordan, i drejton kërkuesit për të besuar se skulpturat janë përfunduar në shekujt e parë para Krishtit apo pas Krishtit", thanë autorët./ZËRI/