Zyrtare: Taipi nënshkruan me Shkëndijën (VIDEO)

Zyrtare: Taipi nënshkruan me Shkëndijën (VIDEO)

Futboll qershor 17, 2015 - 15:54

Shqiprim Taipi është futbollist i ri i Shkëndijës, pasi 18-të vjeçari ka firmosur kontratë 3 vjeçare me skuadrën ‘kuqezi’. Drejtuesit e klubit paralel me ndërtimin e skuadrës aktuale mendojnë edhe në planin afatgjatë, duke ofruar futbollistë të ri dhe të talentuar.

Shqiprim Taipi është futbollist që luan si mesfushor, është nga Tërnoci dhe tani më një kohë është pjesë e Shkëndijës. Bëhet fjalë për vëllain më të vogël të Gjelbrim Taipit, ish-futbollist i Shkëndijës që tani me sukses luan në Zvicër te skuadra e Vil-it.

Image

Talenti i të riut Taipi u vërejt nga Shkëndija, e cila duke mos dashur të rrezikojë të humbasë betejën me ndonjë ekip tjetër e ofroi në skuadër që vitin e kaluar në moshën 17-të vjeçare, duke luajtur fillimisht me ekipin B.

Pasi Taipi mbushi 18 vjet nuk kishte asnjë pengesë për të firmosur kontratë profesionale, me çka fiton të drejtën për të konkurruar për formacionin e parë.

Image

“Për mua është një ndjenjë e veçantë për tu bërë pjesë e Shkëndijës dhe shpresoj që të jap maksimumin nga vetja. Besoj dhe uroj t’ia arrijmë qëllimit që ka para vetes Shkëndija dhe unë do të jap më të mirën nga vetja”, deklaroi Shqiprim Taipi në prezantimin e tij si futbollist i skuadrës ‘kuqezi’.

Shqiprim Taipi është futbollisti i dytë që firmos këtë verë kontratë me Shkëndijën, pasi paraprakisht në ekip u rikthye Ardian Cuculi. /Zëri/