Tony Blair mbron Shqipërinë në UEFA

Tony Blair mbron Shqipërinë në UEFA

Futboll tetor 18, 2014 - 11:53

Ish Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair do të mbrojë Shqipërinë para Komisionit Disiplinor të UEFA-së për akuzat pas ndeshjes së ndërprerë kundër Serbisë në Beograd.

Ish Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair do të mbrojë Shqipërinë para Komisionit Disiplinor të UEFA-së.

Kuqezinjtë ngarkohen me dy akuza - Refuzoi vazhdimin e takimit dhe lëshimin e flamurit Kombëtar Shqiptar mbi stadiumin e Partizanit – pas ndeshjes së ndërprerë me Serbinë të martën mbrëma në Beograd në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016.

Dhe, e përditshmja sportive shqiptare “Sport Ekspres”, ka njoftuar se këshilltari i Kryeministrit, Edi Rama, Blair do të mbrojë Shqipërinë para Shtëpisë Evropiane të Futbollit.

Përveç ish-kryeministrit britanik në ekipin kuqezi do të jetë edhe avokati i njohur Skënder Fani.