Do të kthehem edhe më i fortë

Do të kthehem edhe më i fortë

Futboll tetor 10, 2018 - 15:04

E nisi karrierën si njomak , nga mosha 8 vjeçe te Liria, deri në moshën 16 vjeçare, kur kaloi në Beshiktash. Fillimisht luajti me U-18, vitin e parë dhe më pas dy vite rreshtë barti shiritin e kapitenit për U-19 të Beshiktashit, duke shfaqur talentin te gjiganti turk.

Konkurenca e madhe, bëri që Memaj të huazohet tek skuadra Rabotniqki (Maqedoni) për 6 muaj, e më pas nga aty, sërish një tjetër haUAim tek Trepça ’89, ku dhe pëson një lëndim, që për disa muaj mbetet jashtë fushës.

Në stinorin 2015/2016 rikthehet tek skuadra amë, Liria për të gjetur një rilindje dhe formë të shkëlqyer. Me golat (shënoi 9 të tillë) dhe lojërat e bukura, kontribuoi në sukseset e skuadrës së Lirisë, dhe u bë idhull i tifozëve.

Forma e mirë vazhdoi edhe në stinorin 2016/2017, ku Memaj shënoi 5 gola dhe vazhdoi të jetë një lojtarë  kryesor-qendrorë tek bardhezinjtë.

Pas kësaj erdhi koha edhe e një sfide, ku destinacion ishte Turqia dhe skuadra Beilydyzy spor, ku në stinorin 2017/2018 tregoi lojna të mira, por që kushtet si dhe rrethanat familjare ndikuan në kthimin e tij në Kosovë, pas një viti.

Blendi Memaj, përforcoi radhët e Lirisë në stinorin 2018/2019 pas ikjes së atij karvani të madhë futbollistësh , nga përfundimi i stinorit të fundit.Ishte një nga më të dalluarit në fazën përgatitore dhe kur pritej shkëlqimi tij, ndodhi një lëndim, në ndeshjen miqësore me Llapin, që e detyroi Blendin, të jetë nën urdhërat e  ekipit mjekësor një kohë të gjatë. Ai, po e vuan këtë lëndim edhe shpirtërisht. Është në fazë rikuperimi dhe kthimi pritet brenda dy javëve.

‘Më mungon shumë fusha e blertë dhe loja me top. Besoj që kur të kthehem të jap maksimumin  dhe bashkë me shokët e skuadrës, tifozët dhe përkrahësit tjerë të kapim sukseset me Lirinë’, ka thënë 23 vjeçari Memaj,  gjatë intervistës për faqen e klubit.