Milani blen Torresin, e shkëmben me Cercin

Milani blen Torresin, e shkëmben me Cercin

Futboll dhjetor 27, 2014 - 21:06

Klubi italian, Milan zyrtarisht ka blerë kartonin e sulmuesit Frenando Torres, raportojnë mediat e huaja.

Torres gjatë verës që lamë pas ishte huazuar nga Chelsea tek ‘Rossonerët’, por tashme Milanin ka arritur marrëveshje me Chelsean për blerjen e kartonit të plot të ish yllit të Liverpoolit.

Megjithatë, raportohet se Torres do të shkëmbehet me Cercin e Atletico Madridit.

Torres pas disa vitesh pritet të rikthehet në ‘Vicente Calderon’, aty ku bëri emrin e një lojtari të famshëm.