Forumi Britanik i Biznesit në Kosovë, më 8 tetor në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Forumi Britanik i Biznesit në Kosovë, më 8 tetor në Prishtinë

Ekonomia September 29, 2026 - 14:30

Më 8 tetor 2026, në Prishtinë, do të mbahet Forumi Britanik i Biznesit në Kosovë 2026, i organizuar nga European Investors Council (EIC), në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Kosovë dhe Dhomën Britaniko-Kosovare të Tregtisë.

Në forum do të marrin pjesë përfaqësues të bizneseve, investitorë, institucione qeveritare, institucione financiare ndërkombëtare, misione diplomatike dhe ekspertë nga Kosova dhe Mbretëria e Bashkuar.

Fokusi do të jetë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik, investimeve dhe partneriteteve të biznesit mes dy vendeve.

Një nga panelet do t’i kushtohet ekonomisë digjitale dhe teknologjisë, me fokus në inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike, transformimin digjital dhe shërbimet publike të mençura.

Paneli tjetër do të trajtojë Lojërat Mesdhetare 2030, masterplanin, infrastrukturën dhe mundësitë për investime dhe përfshirje të bizneseve ndërkombëtare.

Forumi synon të krijojë mundësi për rrjetëzim, shkëmbim të ekspertizës dhe identifikimin e fushave konkrete për bashkëpunim të ardhshëm ekonomik mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.