Peci: Buxheti i Mitrovicës së Jugut për vitin 2027 pritet të jetë 34 milionë euro
Ekonomia
September 25, 2026 - 12:00
Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Jugut ka miratuar buxhetin për vitin 2027, me 18 vota për, 13 kundër dhe asnjë abstenim.
Bëhet e ditur se buxheti i miratuar kap vlerën prej 34 milionë e 45 mijë e 130 euro, që është për 1 milon e 626 mijë dhe 374 euro ose ne perqindje rreth 5.02% me shume se ne vitin 2026.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka lëvduar punën që është bërë për ta hartuar dhe miratuar atë që e quajti buxhetin historik të komunës që ai drejton.
“Bashkë me projektet dhe mbështetjen e Qeverisë, do të jetë buxheti më i larti në histori të Mitrovicës. Për projekte të reja, investime dhe shërbime për qytetarët tanë”, ka shkruar Peci.