Kosova hap një kapitull të ri tregtar me Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin

Kosova hap një kapitull të ri tregtar me Zvicrën, Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshtajnin

Ekonomia September 02, 2026 - 20:01

Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet vendeve të EFTA-s dhe Kosovës do të hyjë në fuqi më 1 tetor 2026, duke hapur mundësi të reja për bizneset dhe duke forcuar marrëdhëniet ekonomike ndërmjet palëve.

Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë, e cila ka njoftuar se Këshilli Federal i Zvicrës ka miratuar ndryshimet e nevojshme për zbatimin e marrëveshjes.

EFTA përfshin Zvicrën, Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë, ndërsa marrëveshja me Kosovën synon të krijojë kushte më të favorshme për tregti dhe të zgjerojë mundësitë për kompanitë e të dyja palëve.

Sipas Ambasadës së Zvicrës, hyrja në fuqi e marrëveshjes shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve tregtare dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset.

Marrëveshja pritet të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik të Kosovës me vendet e EFTA-s dhe në lehtësimin e shkëmbimeve tregtare me këto shtete.