Granit Xhaka telefonon Mourinhon gjatë intervistës, momenti bëhet viral
Ekonomia
September 02, 2026 - 10:10
Granit Xhaka ka dhuruar një nga momentet më argëtuese gjatë një interviste të fundit për “Sky Sports”, teksa vendosi të telefonojë drejtpërdrejt Jose Mourinhon.
Mesfushori zviceran ishte pjesë e një formati të veçantë të “Sky Sports”, ku u përball me Jamie Carragherin në një sfidë të quajtur “Player vs Pundit”.
Gjatë intervistës, dyshja diskutuan për figura të njohura të futbollit dhe emra, me të cilët kanë pasur raporte ose përvoja të ndryshme gjatë karrierës.
Në një moment, Xhaka vendosi ta çojë sfidën një hap më tej. Ai mori telefonin dhe provoi të kontaktonte Jose Mourinhon, duke e kthyer situatën në një moment spontan dhe mjaft argëtues.