Një cent më pak se dje, çmimi i naftës për sot e nesër
Foto: Laura Hasani

Një cent më pak se dje, çmimi i naftës për sot e nesër

Ekonomia August 30, 2026 - 09:13

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot dhe nesër.

Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për një litër naftë (dizel) është 1.70 euro, një cent më lirë se dje.

Benzina do të shitet me çmim maksimal prej 1.53 euro për litër, ndërsa gazi 0.63 euro për litër.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë gjatë ditës së sotme dhe nesër.