Njësia A3 rikthehet në operim, KEK-u paralajmëron më shumë tym për disa orë
Foto: Laura Hasani

Njësia A3 rikthehet në operim, KEK-u paralajmëron më shumë tym për disa orë

Ekonomia August 27, 2026 - 08:27

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) njoftoi se Njësia A3 ka filluar startimin dhe së shpejti do të sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik, pas sanimeve të suksesshme.

KEK-u sqaroi se gjatë kësaj faze “mund të ketë emetim më të theksuar të tymit për disa orë,” duke e cilësuar këtë si “dukuri e përkohshme”.

Korporata kërkoi “mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve” gjatë periudhës së shkurtër të startimit, duke falënderuar publikun paraprakisht.