Temperaturat e larta ndikojnë bletarinë, thatësira sjell ulje të prodhimit të mjaltit

Temperaturat e larta ndikojnë bletarinë, thatësira sjell ulje të prodhimit të mjaltit

Ekonomia August 24, 2026 - 08:34

Ndryshimet klimatike po lënë gjurmë edhe në bletari. Temperaturat e larta dhe mungesa e reshjeve po ndikojnë në jetën e kolonive dhe në sasinë e mjaltit të prodhuar. Në Gjirokastër, bletarët po përballen me një sezon më të vështirë. Thatësira ka reduktuar lulëzimin e bimëve dhe, si pasojë, edhe sasinë e nektarit dhe polenit që bletët gjejnë në natyrë. Kjo përkthehet në më pak ushqim për kolonitë dhe në prodhim më të ulët mjalti.

“Nga ana biologjike, bleta duron deri në temperaturën 45°. Nëse nuk ka një strehim të rregullt të mirë do të thotë temperatura nga dje te ne tek ne arrin 47- 49-50-53 gradë. Do të thotë imagjino se ku jemi pra, në pragun e vdekjes. Në qoftë se ato do të ekspozohen si koloni në temperaturë do të thotë që janë të pashmangshme”, deklaroi Pashun Memisha, specialist për bletarinë.

Por klima nuk është sfida e vetme. Specialistët e bletarisë ngrenë alarmin edhe për sëmundjet dhe parazitët që mund të dobësojnë kolonitë, duke kërkuar monitorim të vazhdueshëm dhe ndërhyrje në kohë.

“Pesë sëmundje janë bazë që e trondisin bletën. Sëmundjet virusale pothuajse nuk kanë mjekim. Shëndeti i tyre, ripërtëritja, shtimi i kolonisë, njëkohësisht eleminimi i varatozës, një sëmundje parazitare është shumë e rrezikshme ose vrastare në fakt. Ne kemi humbje bletësh çdo vit në gjithë territorin”, shtoi Memisha.

Mbrojtja e bletëve nuk është vetëm një çështje e prodhimit të mjaltit. Është një domosdoshmëri për ruajtjen e ekosistemit dhe të biodiversitetit. /rtsh