Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë, ja sa kushton sot një litër
Foto: Zëri / Ilustrim

Sërish shtrenjtohet nafta në Kosovë, ja sa kushton sot një litër

Ekonomia August 20, 2026 - 09:03

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.

Nafta edhe sot është shtrenjtuar për një cent, krahasuar me ditën e mërkurë. Pra sot një litër naftë në Kosovë mund të blihet për 1.78 euro.

Ndryshime në çmim nuk kanë pësuar benzina dhe gazi, sikurse dje edhe sot një litër benzinë mund të blihet për 1.49 euro, ndërkaq një litër gaz për 0.62 euro.

Këto çmime vlejnë për 24 orë dhe hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00. /Zëri

Image