Ulet çmimi i naftës për 3 centë, benzina dhe gazi mbeten të pandryshuara
Foto: Laura Hasani

Ulet çmimi i naftës për 3 centë, benzina dhe gazi mbeten të pandryshuara

Ekonomia August 08, 2026 - 09:45

Çmimi tavan i naftës është ulur sot për 3 centë.

Një litër naftë sot shitet me çmim maksimal prej 1.63 euro, ndërsa dje çmimi ishte 1.66 euro.

Ndërkohë, çmimi i benzinës ka mbetur i pandryshuar në 1.42 euro për litër. Edhe çmimi i gazit nuk ka pësuar ndryshim. /Zëri