Prishtina mirëpret takimin e bizneseve shqiptaro-gjermane
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane do të organizojë sonte në Prishtinë edicionin 2026 të Takimit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, një ngjarje e dedikuar rrjetëzimit, prezantimit të bizneseve dhe krijimit të mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik.
Takimi do të mbahet sot, duke filluar nga ora 18:00, në Prishtina Mall.
Sipas organizatorëve, aktiviteti synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi ndërmjet bizneseve nga Kosova, diaspora dhe Gjermania, duke u ofruar pjesëmarrësve mundësinë për të zgjeruar kontaktet profesionale dhe për të prezantuar aktivitetin e tyre.
Organizatorët kanë bërë të ditur se konfirmimi i pjesëmarrjes është i obligueshëm.
Ngjarja pritet të mbledhë përfaqësues të bizneseve dhe sipërmarrës të interesuar për zhvillimin e partneriteteve dhe bashkëpunimeve të reja ekonomike. /Zëri