Banorët e Dumnicës presin prej vitesh projektin e ujësjellësit
Ekonomia
August 03, 2026 - 13:27
Banorët e fshatit Dumnicë e Poshtme, përmes emisionit “Fol me Arin”, kanë paraqitur disa ankesa lidhur me gjendjen aktuale të vendbanimit të tyre.
Ndër hallet kryesore të tyre është mungesa e ujit.
“Nuk kemi ujë hiç. Kishim pasë dëshirë nëse na e kishin pru edhe neve ujin”, u shpreh njëri nga banorët.
Banorët e këtij fshati janë në pritje të projektit të ujësjellësit dhe apelojnë që procesi të ecën më shpejt.