Publikohen çmimet e derivateve, shtrenjtohet nafta në Kosovë
Foto: Zëri / Ilustrim

Publikohen çmimet e derivateve, shtrenjtohet nafta në Kosovë

Ekonomia June 30, 2026 - 09:42

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë (MINTI), ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme shkruan Zeri.info.

Sipas këtyre të dhënave, vërehet se nafta në Kosovë është shtrenjtuar për një cent në krahasim me ditën e djeshme. Pra sot në Kosovë një litër naftë mund të blihet maksimumi 1.38 euro.

Ndërkaq një litër benzinë mund të blihet për 1.35 euro, kurse një litër naftë për 0.68 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00 dhe vlejnë vetëm për ditën e sotme. /Zëri

Image