MIT: Punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po vazhdojnë

MIT: Punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po vazhdojnë

Ekonomia June 28, 2026 - 17:06

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se po vazhdon zbatimin e projekteve strategjike që forcojnë lidhjen ndërmjet qytetarëve dhe krijojnë kushte për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik në të gjithë vendin.

“Punimet për ndërtimin e urës së tretë mbi lumin Ibër po realizohen sipas planit, duke krijuar një lidhje të re ndërmjet veriut dhe jugut të Mitrovicës, me ndikim të drejtpërdrejtë në lëvizjen e qytetarëve, qarkullimin dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët e lumit”, thuhet në një komunikatë të MIT-së.

Përmes investimeve në infrastrukturë, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit thekson se po kontribuon në ndërtimin e një Kosove më të lidhur, më funksionale dhe me më shumë mundësi zhvillimi për të gjithë qytetarët.

“Vazhdojmë me punë konkrete në shërbim të Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë, teksa është publikuar edhe një video në Facebook nga punimet që po kryhen në urën e tretë mbi lumin Ibër.