Vazhdon trendi i rënies së çmimit të derivateve, ja sa kushton sot një litër naftë në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Vazhdon trendi i rënies së çmimit të derivateve, ja sa kushton sot një litër naftë në Kosovë

Ekonomia June 24, 2026 - 09:19

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info

Sipas këtyre të dhënave, krahasuar me ditën e djeshme, ka rënë çmimi i naftës për 1 cent.

Pra sot në Kosovë një litër naftë mund të blihet për 1.37 euro, ndërkaq një litër benzinë sot kushton 1.34 euro, kurse një litër gaz sot mund të blihet për vetëm 0.67 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë vetëm për ditën e sotme. /Zëri

Image